
Protesta kundër rritjes së çmimit të karburantit, qytetarët bllokojnë automjetet në shenjë revolte
Me thirrjet “fike, fike” drejtuar shoferëve qindra qytetarëve bllokojnë qarkullimin e të gjitha rrugëve drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në shenjë revolte ndaj rritjes së çmimit të karburanteve.
Qytetarët që ishin në protestë kanë bërë me dije se çdo ditë në orën 17:00 do të dalin të protestojnë para Kryeministrisë.
Ata u shprehen se të shtunën do të zhvillohet marshim i madh kur qytetarët të mblidhen nga e gjithë Shqipëria.
Njëjtë si në Tiranë edhe në qytetin e Durrësit dy anët e rrugës kryesore në bulevardin “Dyrrah” u bllokuan nga protestuesit.
Çmimi i naftës arriti deri në 270 lekë për litër këtë mëngjes.
Kompanitë e lidhin situatën me rritjen e çmimeve në bursa ndërkombëtare, ku një fuçi naftë bruto kapi vlerën e 129 dollarëve ditën e djeshme.