AlbanianEnglish

Protesta feministe në Festivalin e Filmit në Kanë

Që prej datës 17 maj ka filluar Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë dhe pritet të përfundojë me datë 28 po të këtij muaji.

Ky festival, tashmë i kthyer në traditë, ka një pjesëmarrje të shumtë nga yjet e botës së kinematografisë dhe jo vetëm.

Së fundi, vëmendjen e ka tërhequr një tjetër ngjarje.

Protestuesit kanë sulmuar tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, në incidentin e dytë të kësaj jave.

Një grup grash shpalosën një pankartë në premierën e thrillerit “Holy Spider”, duke lëshuar pajisje tymi të zi dhe duke mbajtur grushtat lart.

Pankarta paraqiste një listë të viktimave të 129 grave që nga Festivali i fundit i Kanës, në një referencë të dukshme për numrin e vrasjeve në familje në Francë.

Pamjet e ngjarjes u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

Me regji të Ali Abbasi, “Holy Spider” tregon historinë e një gazetareje që heton një vrasës serial.

Filmi bazohet në rastin e vërtetë të Saeed Hanaei, një punëtor ndërtimi, i cili vrau 16 gra midis vitit 2000 dhe 2001 përpara se të kapej nga policia.

Kjo është protesta e dytë që zhvillohet në Kanë këtë javë.

Të premten, premiera e “Three Thousand Years Of Longing” të George Miller u ndërpre nga një grua që protestonte kundër dhunës seksuale gjatë luftës në Ukrainë.

You don't have permission to register