Protesta e opozitës, hidhet sërish molotov para Bashkisë së Tiranës

Opozita protestoi sërish sot para Bashkisë së Tiranës.

Policia mori masat duke vendosur perimetrin e sigurisë dhe rrethoi zonën për të mos patur përshkallëzim të situatës dhe incidente të rënda.

Por që në nisje të protestës, protestuesit hodhën vezë, sende dhe molotovë përpara godinës së bashkisë.

Por forcat e policisë neutralizuan menjëherë flakët.

Kjo ishte protesta e tetë e opozitës, teksa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas dosjes hetimore e ashtuquajtur “5D”.