Protesta anti-armë në SHBA

Aktivistët e kontrollit të armëve dhe ligjvënësit u mblodhën jashtë Kapitolit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të bërë thirrje për veprim pas të shtëna masive disa ditë më parë që la të vdekur 19 nxënës dhe dy mësues në Teksas.

“Jam këtu sepse kam frikë se mos do të jem unë i radhës”, thotë një gjimnazist që humbi mësimet për të marrë pjesë në protestë.

Pjesë e protestës ishin edhe mosha e tretë, me thirrjet: “Duam të marrim pjesë në diplomimin e nipërve dhe mbesave, jo në varrimet e tyre”