
Propaganda e diplomatëve rusë, pjesë e pandashme e tyre
Ndërsa qeveritë dhe kompanitë e mediave sociale kanë lëvizur për të bllokuar median shtetërore të Rusisë dhe dezinformimin që ajo përhap në lidhje me luftën në Ukrainë, diplomatët e Kremlinit vazhdojnë të hedhin “baltën” e shpifjeve.
Ambasadat dhe konsullatat ruse në mbarë botën po përdorin Facebook, Twitter dhe platforma të tjera për të shmangur fajin për mizoritë, ndërkohë që kërkojnë të “minojnë” koalicionin ndërkombëtar që mbështet Ukrainën.
Kompanitë e teknologjisë janë përgjigjur duke shtuar më shumë etiketa në llogaritë diplomatike të Rusisë dhe duke hequr llogaritë nga rekomandimet dhe rezultatet e kërkimit.
Por llogaritë janë ende aktive dhe po shpërndajnë informacion të rreme dhe propagandë në pothuajse çdo komb.
Me qindra llogari të mediave sociale në çdo kontinent, trupi diplomatik i Rusisë vepron si një rrjet global për propagandë, në të cilin të njëjtat pretendime mund të riciklohen dhe modifikohen për audienca të ndryshme në vende të ndryshme.
Deri më tani, hapat për të kufizuar ndjeshëm këtë përpjekje kanë dështuar.
“Çdo javë që nga fillimi i luftës, këta diplomatë kanë postuar mijëra herë, duke fituar më shumë se një milion angazhime në Twitter në javë,” tha Marcel Schliebs, një studiues i dezinformimit në Institutin e Internetit të Oksfordit në Universitetin e Oksfordit.
Ai ka gjurmuar më shumë se 300 llogari të mediave sociale të lidhura me ambasadat, konsullatat dhe grupet diplomatike ruse.
Disa ambasada ruse, si ato në Mbretërisë së Bashkuar dhe Meksikë janë veçanërisht aktive.
Ata nxisin propagandë pro-ruse dhe duke përhapur gënjeshtra që synojnë të mbështesin pushtimin.
Sulmi raketor rus në një stacion hekurudhor të Ukrainës që vrau 50? Ukrainasit ishin pas kësaj, shkroi Ambasada Ruse e Britanisë.
Është një komplot i Britanisë për ta bërë Rusinë të duket keq, pohoi ambasada. Ata ushtarë ukrainas që luftojnë për vendin e tyre? Ata në fakt janë nazistë që veprojnë nën urdhrat e SHBA-së, pretendoi ambasada.
Ambasada ruse në Londër i publikoi ato dhe teori të tjera konspirative të gjitha në një ditë të javës së kaluar. Çdo postim mori qindra ose mijëra ripërtëritje, komente dhe pëlqime, duke përfshirë dhjetëra nga përdorues të tjerë të Twitter që e shtynin propagandën.
“Kremlini tenton të përdorë një model të spektrit të plotë të propagandës,” përfunduan studiuesit e Këshillit Atlantik.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, kompanitë e teknologjisë dhe madje edhe qeveritë kanë ndërmarrë veprime të tjera për të ndaluar rrjedhën e dezinformatave që vijnë nga mediat ruse të kontrolluara nga shteti.
Bashkimi Evropian ndaloi media si Russia Today dhe Sputnik. Meta i ndaloi ato media nga platformat që zotëron, duke përfshirë Facebook dhe Instagram.
Një rritje e dukshme e propagandës pro-ruse në lidhje me Ukrainën filloi në javët dhe muajt para se të fillonte pushtimi në shkurt.