
Promovimi i revistës periodike “Dritëhije” në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve
Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” u organizua promovimi i numrit të katërt të revistës muzeologjike “Dritëhije”.
Në këtë revistë bëhen bashkë këndvështrime të shumë studiuesve të rinj, historianëve, kërkuesve shkencorë. Janë persona të cilët punojnë në institucione kërkimore apo të tjera si përshembull Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit apo Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë apo Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e Sigurisë së Shtetit. Janë specialistë dhe kërkues që kanë kontribuar me punimet e tyre në këtë botim.
Etleva Demollari, drejtoresha e Muzeut foli për TIBO NEWS mbi numrin e katërt të kësaj reviste.