
Promisa, bebja e parë për vitin 2023
Promisa është bëbja e parë që ka lindur në Shqipëri sapo mbërriti viti 2023.
Vogëlushja e gjinisë femërore erdhi në jetë sapo trokiti mesnata në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Mjeku obstetër-gjinekolog Fatjon Balla dha për mediat më tepër detaje.
“Fëmija i parë është e seksit femër, Promis, që lindi në minutin e parë dhe fëmija tjetër ishte e seksit mashkull, lindje cezariane gjithashtu. Të dy ishin me peshë 3 e 300 kg dhe gëzojnë shëndet të plotë si bebat ashtu edhe nënat. Operacioni kaloi mirë, pa probleme. Viti i Ri nisi me këto dy lindje”.
Ndërsa fëmija tjetër që ka ardhur në jetë 1 minutë pasi ka mbërritur viti 2023 tek materniteti “Koço Gliozheni” është djalë dhe mban emrin Orjol.
Postimi i ministres Ogerta Manastirliu: