
Prokuroria thërret dy zyrtarët e FSHF-së për t’i marrë në pyetje
Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të marrë në pyetje Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulkun dhe Sekretarin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë Ardian Haçi.
Dy zyrtarët e futbollit u paditën javën e shkuar nga Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.