
Prokuroria ndaloi publikimin e të dhënave nga sulmi kibernetik, reagon Unioni i Gazetarëve
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës e cila iu ndaloi mediave që të publikojnë të dhënat që lidhen me sulmet kibernetike.
Ditët e fundit hakerat iranianë kanë shpërndarë e-mailit të ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ku dolën të dhëna sensistive, ndërsa Prokuroria thekson se këto informacione nuk duhet të publikohen në media.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, e cilëson vendimin si kërcënim për lirinë e informimit.