
Prokuroria kërkon burg për ish-drejtorin e RTSH
Prokuroria kërkoi këtë të hënë shpalljen fajtor të Thoma Gëllçit dhe dënimin me dy vite e gjashtë muaj burg. Gjyqtari paraprak Erjon Çela dërgoi për gjykim Thoma Gëllçin, ish drejtor i RTSH i cili sipas gjetjeve të SPAK do të përballet me drejtësinë për akuzën e shpërdorimit të detyrës, duke kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi. Tenderi i dyshuar është zhvilluar në vitin 2018 ndërsa hetimi i SPAK ka nisur në shkurt 2020.
Së bashku me Gëllcin në gjykim përfunduan me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera në bashkëpunim edhe Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci.