Prokuroria e New York-ut i kthen Italisë veprat e vjedhura të artit, kush i blinte?

Prokurori i rrethit të Nju Jorkut i ka kthyer Italisë veprën e artit të vjedhur me vlerën 19 milionë dollarë.

58 pjesët përfshijnë një kokë mermeri të perëndeshës Athena e datës 200 para Krishtit, me vlerë rreth 3 milion dollarë.

Artefaktet e vjedhura iu shitën muzeve dhe tregtarëve privatë nga grabitës të dënuar,.

Kjo është përpjekja e fundit e qytetit për të kthyer mallrat e grabitura në vendin e tyre të origjinës, 66 milion dollarë janë kthyer deri më tani këtë vit.

Sipas mediave do të ketë shumë më shumë sekuestrime dhe shumë më tepër riatdhesime të veprave të artit.

Edhe pse pjesët kanë një vlerë të madhe monetare, një zyrtar italian i përshkroi ato si “të paçmuara”.

Hetuesit kanë punuar për vite me radhë për të gjetur gjurmët e kontrabandistëve të veprave të artit dhe për të gjetur pjesët e vjedhura.

Giacomo Medici dhe Giovanni Franco Becchina thuhet të jenë ndër grabitësit e dënuar që përdorën një rrjet në të gjithë Italinë për të vjedhur.

Këto pjesë u dërguan në SHBA, ku ui shitën miliarderit amerikan Michael Steinhardt, i cili tani është i ndaluar për të blerë vepra arti, pasi provat zbuluan se sendet që ai zotëronte ishin grabitur dhe kontrabanduar ilegalisht.

Në vitin 2021, Steinhardt dorëzoi thesare me vlerë 70 milionë dollarë si pjesë e një marrëveshjeje, që do të thotë se ai nuk do të përballet me akuza penale.

*Tibo News