Prokurori i Vlorës nuk justifikon pasurinë, 79 mijë euro të dyshimta

Këtë të mërkurë ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Alfred Sali, me funksion prokuror në Prokurorinë e Vlorës. KPK ka kryer hetim në të trija kriteret, përkatësisht pastërtisë së figurës, aftësive profesionale dhe justifikimin e pasurisë. Sipas KPK ka rezultuar se sa i takon pasurisë, ka kryer deklarim të rremë si dhe janë konstatuar pasaktësi. Rezulton se Sali në 2014, në deklaratën e pasurisë pretendon se ka fituar në bastet sportive onlinë shumën prej 79 275 euro.

Nga hetimet e KPK-së, ka rezultuar se ka pasur lëvizje bankare mes prokurorit dhe kompanisë së basteve ku evidentohet se ka qenë frekuentues i kësaj i këtij aktiviteti, duke cenuar figurën dhe integritetin e prokurorit.