AlbanianEnglish

Projekti spektakolar i ZNera Space, një “unazë” për Burj Khalifa

Një projekt i mrekullueshëm arkitekturor mund të vihet në jetë në Dubai. Foto spektakolare të një unaze rreth 3 kilometra, që do të rrethojë të famshmen Burj Khalifa, janë publikuar nga firma arkitekturore ZNera Space.

Kjo unazë do të qëndrojë mbi 5 shtylla gjigante, 500 metra mbi tokë. Arkitektët kryesorë të ZNera Space, Najmus Chowdry dhe Nils Remess, thonë se aktualisht, financat dhe teknologjia për të bërë të mundur këtë projekt, nuk janë të disponueshme. “Projekti kërkon që njerëzit të nisin të mendojnë ndryshe për zhvillimin urban”, thonë arkitektët.

You don't have permission to register