
Projekti “i krisur”, një hënë në mes të Dubait
Arkitekti kanadez, Michael Henderson, ka prezantuar një projekt për ndërtimin e një hoteli në formën e Hënës në Dubai.
Projekti, i quajtur HËNA, është një imitim i satelitit të Tokës, duke zënë vetëm 0.008% të madhësisë së tij.
Struktura sferike e ndërtesës do të përfshijë një hotel me 4000 dhoma, një arenë për rreth 10,000 persona dhe një “koloni hënore” që do të ofrojë për vizitorët një ndjenjë të ecjes në Hënë.
Projekti pritet të kushtojë 5 miliardë dollarë dhe do të jetë me një lartësi prej 274 metrash.