Programi i javës së kulturës greke

Kjo javë është pjesë e Javëve Ndërkombëtare të Kulturës, nismë e qeverisë shqiptare me moton “Shqipëria mikpret botën”, e që synon njohjen e kulturave dhe traditave të tjera nga qytetarët shqiptarë, ku marrin pjesë 17 vende të ndryshme të botës si dhe vende të Bashkimit Evropian.

Gjatë Javës Kulturore të Greqisë do të organizohen edhe mjaft veprimtari të tjera si ekspozita me punime artistike dhe grafiti nga Kyriakos Iosifidis, shfaqja e filmave “Eftychia”dhe Apples” në teatrin “Zako Çajupi”, ekspozita “Pikturë në qeramikë” me metoda antike nga artisti Athanasios Katsaras në Tiranë.

  • Më datë 23 maj

Në orën 19:00 shfaqja e filmit “Eftychia” te teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë, ndërsa grupi i artistëve URBAN ACT nga data 23-19 maj, në orën 19:00 do të kryejë punime artistike dhe grafiti nga Kyriakos Iosifidis te Shkolla e Mesme e Bashkuar të Derviçianit dhe Shkolla mesme e bashkuar “Lefter Talo”.

Në orën 20:10 koncert nga pianisti 9- vjeçar Stelios Kerasidis, te sheshi “Skënderbej” në Tiranë.

Në orën 20:30 u zhvillua koncerti nga Symphonic Rebetiko, përpunuar dhe risjellë nga Yannis Belonis, te sheshi “Skënderbej” në Tiranë.

  • Më datë 24 maj

Në orën 10:00-13:00 & 15:00-17:00 te Parku Helen në Liqenin e Farkës, Tiranë, do të ketë pikturë në qeramikë me metoda antike nga artisti Athanasios Katsaras.

Në orën 19:00 do të shfaqet filmi Apples te teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

Në orën 20:30 do të shfaqet filmi “Eftychia” te Parku Helen në Liqenin e Farkës, Tiranë.

  • Më datë 25 maj

Në orën 17:00-20:00 do të zhvillohet event gastronomie me përgatitje të pjatave tipike të kuzhinës greke, te Pedonalja e Shkodrës.

Në orën 18:30 do të mbahet Miti i Amazona që do të ketë art, kërcim dhe teatër nga koreografja Artemis Ignatiou dhe kompozitori Miran Tsalikian, në Apoloni të Fierit.

Në orën 19:00 do të shfaqet filmi “Tailor” te teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

  • Më datë 26 maj

Në orën 17:00-20:00 do të zhvillohet event gastronomie me përgatitje të pjatave tipike të kuzhinës greke, te Sheshi Rekreativ në Pazarin e Ri të Tiranës.

Në orën 19:00 do të shfaqet dokumentari “The enigma of Keros”, në Teatrin Çajupi të Korçës.

Në orën 20:00 do të zhvillohet mbrëmje kushtuar poezisë greke me rastin e 200 viteve të poezisë moderne greke, tek Teatri i hapur i Gjirokastrës.

Në orën 20:30 do të zhvillohet Miti i Amazonave me art, kërcim dhe teatër nga koreografja Artemis Ignatiou dhe kompozitori Miran Tsalikian, te Liqeni Artificial i Tiranës.

  • Më datë 27 maj

Në orën 10:30-12:30 do të zhvillohet workshopi: Pikturojmë dhe Riciklojmë nën kujdesin e piktorit Kosta Zhonga, te Parku Helen në Liqenin e Farkës.

Në orën 17:30-19:30 do të çelet ekspozitë kushtuar Mitologjisë Greke dhe do të zhvillohet koncert instrumental nga nxënës të moshave 4-14 vjeç nën drejtimin e pianistes Klea Gjezi Zhonga, te Parku Helen në Liqenin e Farkës.

Në orën 20:00 do të shfaqet filmi “Tailor” te Kinemaja e vjetër në Gjirokastër dhe në orën 21:00 do të shfaqet te Parku Helen në Liqenin e Farkës në Tiranë.

  • Më datë 28 maj

Në orën 10:00-17:00 do të bëhet te Liqeni i Farkës në Tiranë regjistrimi dhe stërvitja e garuesve për garën ndërkombëtare Triathlon.

Në orën 20:00 do të shfaqet Kori i Selanikut, i cili është kor ndërballkanik, me unifikim zërash, te Teatri Çajupi në Korçë. Në orën 20:00 do të shfaqet filmi “Åftychia”, te Kinemaja e vjetër në Gjirokastër.