
Profesionet më të kërkuara në vend
Pritet që tregu i punës të hapet për rreth 44 mijë persona të rinj, ose 10.8% e forcës aktuale e punës. Këto të dhëna vijnë nga Agjencia Shtetërore e Punësimit si dhe Studimeve të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, të realizuara nga PUND.
Në artikullin e Monitor, ku të dhënat referohen, thuhet se sektori fason kërkon këtë vit 20 mijë punonjës shtesë, teksa ky sektor shihet të jetë më aktivi për të rekrutuar punonjës të rinj, ndjekur nga guroret dhe shërbimet administrative.
Sektori i Call Center, duke përfshirë bizneset e mëdha dhe të vogla të kësaj fushe kanë shprehur preferencat për të punësuar 1000 punonjës të rinj këtë vit.
Pas rrobaqepësive dhe punonjësve të Call Center, duket se kamerierët janë profesioni më i ofruar në vend, ndonëse punëdhënësit janë pesimistë për gjetjen e punonjësve të rinj sidomos në disa aktivitete specifike të shërbimeve; si informacioni dhe komunikimi dhe punonjës profesionistë, shkencorë e teknikë.
Rezulton se më e lehtë të gjesh punonjës është në rajonin Qendror sesa në tre rajone të tjera.
Në Shqipëri, bujqësia dhe turizmi janë një kontribuues i madh në ekonomi dhe një burim i rëndësishëm punësimi.
Gjithashtu sektorët janë ofrues të mëdhenj të punës sezonale, ndaj trajnimet si në disa vende të Europës mund të rrisin mundësinë për punësim të përhershëm dhe të rrisin produktivitetin për punonjës.
Artikulli referuar Monitor
*Tibo News.