Produktet që mund të zhduken deri në 2050-ën

Mungesa në tregjet globale, të domateve, specave dhe produkteve të tjera, mund të na japë indicie se asaj që mund të presim në të ardhmen.

Disa gjëra thelbësore të përditshme mund të rrezikohen të zhduken, për shkak të ndryshimeve klimatike.

Dhe është një lajm i keq nëse kjo ka të bëjë me kafenë, bananen, apo edhe një ‘katror çokollatë e zezë’.

Një raport i ri i publikuar nga Fondacioni Fairtrade, ka zbuluar se zinxhirët e furnizimit për banane, kafe dhe kakao e kanë origjinën nga vende që janë të cenueshme ndaj kërcënimeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, shpyllëzimi dhe humbja e biodiversitetit.

Sipas Fairtrade, shumë rajone të rritjes së kakaos në Gana dhe Bregu i Fildishtë, ndoshta do të jenë shumë të nxehta sa për të rritur të korrat deri në vitin 2050.

Po kështu, 50% e zonës ku zhvillohet kultivimi i kafesë në të gjithë botën do të etiketohet si ‘jo më e përshtatshme’ deri në vitin 2050, për shkak të ndryshimit të klimës.

Në fakt, aktualisht më shumë se 90% e fermerëve kenianë të kafesë thonë se tashmë po përjetojnë efektet e ndryshimit të klimës.

Bananet janë gjithashtu në rrezik me pothuajse gjysmën e importeve të Mbretërisë së Bashkuar që vijnë nga vende që janë jashtëzakonisht të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Pra, këto gjëra thelbësore të përditshme që jemi mësuar t’i blejmë në supermarkete mund të jenë shumë më të vështira për t’u gjetur.

*Tibo News