
Prodhuesi i makinave Aston Martin ndjek “rrjedhën” e automjeteve elektrike
Pas dekadash ulje-ngritjesh, prodhuesi britanik i makinave Aston Martin po harton një rrugë më efikase dhe fitimprurëse përpara, me ndihmën e Mercedes-Benz për të bërë hapin e kushtueshëm drejt automjeteve elektrike.
Aston Martin dëshiron të jetë më efikas dhe fitimprurës.
Prodhuesi i makinave luksoze , i preferuari i James Bond tha se kalimi i tij në elektrike do të ndihmohet nga një marrëveshje me Mercedes-Benz.
Gjigandi gjerman i automjeteve do t’i japë Aston Martin akses në motorët e tij dhe teknologji të tjera.
Shefi ekzekutiv i Aston Martin, Tobias Moers tha se ky është një udhëtim, të gjithë janë në të. Të gjithë në segmentin e performancës përballen me të.
Nën drejtimin e miliarderit Lawrence Stroll, marka luksoze i është nënshtruar një ndryshimi në prodhim për t’u përgatitur për elektrifikimin.
Synimi është të bëhen më shumë si rivali i Ferrarit.
Stroll thotë se kompania synon një marzh fitimi bruto për automjet prej të paktën 40% dhe në disa raste 50% për automjetet e reja.
Deri në vitin 2025, Aston Martin synon të shesë 10,000 makina në vit – gati 40% më shumë se në vitin 2021, dhe afër prodhimit të Ferrarit.
Makinat e Aston Martin tani shiten për një mesatare prej rreth 150,000 paund, ose rreth 190,000 dollarë.
Porositë e personalizuara tani përbëjnë 50% të shitjeve.