Problemet shëndetësore që i “zgjon” i ftohti

Dimri është një stinë që nuk është se kalohet shumë lehtë. Ky vit duket se ka sjell shumë ngjarje ekstreme të motit që rrisin shanset për t’u prekur nga koronavirusi, gripi sezonal dhe infeskione të tjera respiratorë për të cilat duhet të merren masat e domosdoshme.

Por dimri për shkak të temperaturave të ulta “zgjon” edhe sëmundjet që mund t’i keni pasur të fshehta.

Çrregullime nga sfera mendore

Çrregullimi afektiv sezonal (SAD) është një lloj depresioni që zakonisht ndodh me ndryshimin e stinëve dhe i atribuohet më së shumti uljes së dritës së diellit dhe niveleve më të ulëta të neurotransmetuesve si serotonina dhe dopamina. Shëtitjet gjatë ditës ose vendosja e një karrigeje afër dritares për të lejuar dritën natyrale përfshihen në rutinën e rekomanduar të Dr. Cheng për të kompensuar efektet negative të dimrit.

Problemet e lëkurës

Ndryshimet e temperaturës si dhe nivelet e lagështisë do të ndikojnë në lëkurë, veçanërisht në rastet e sëmundjeve kronike të lëkurës si psoriasis dhe dermatit atopik ku ekziston rreziku i shpërthimeve.  Disa nga masat mbrojtëse përfshijnë hidratim adekuat, si të trupit me konsum të lëngjeve ashtu edhe të lëkurës me produkte të përshtatshme.

Sëmundjet e frymëmarrjes

“Në përgjithësi, ne e dimë se njerëzit reagojnë ndaj temperaturës në mënyra të ndryshme, ” thotë doktori, duke përmendur raste të njerëzve me astmë që ndjejnë se gjendja e tyre përkeqësohet me të ftohtin, ndërsa të tjerë gjejnë lehtësim në lagështinë e dimrit.