Problemet e shëndetit mendor, në rritje në Shqipëri

Në popullatën shqiptare po rriten problemet e shëndetit mendor, ankthi dhe depresioni. Ekspertët thonë se kjo lidhet me disa faktorë socialo-ekonomikë, por edhe ndryshimet klimatike ku brenda një muaji përjetohet Dimri, Vjeshta dhe Vera duke ndikuar në gjendjen psikoemocionale.

Psikiatre Arjan Rreli thotë:

“Faktorët socialë, faktorët ekonomik që janë pjesë e secilit prej nesh, por nuk ndihmohemi edhe nga sezoni qe vjen nga një Vjeshtë e zgjatur. Pranvera dhe Vjeshta kanë qenë gjithmonë stinët ku ne kemi një ndryshim brenda proceseve fiziologjike. Ne jemi në një tendencë rritjeje, këtë e shikojmë jo vetëm nga fluksi i vizitave. Rastet janë dyfishuar”.

Dhe duket se më shumë po dominon ankthi.

“Nga problematikat më të shpeshta vijon të kryesojë ankthi me çrregullimet karakteristike që shoqëron gjumin, humorin, përqëndrimin. Shtrimi në spital nuk dominon”.

Sipas OBSH, 1 në 8 persona në botë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.