
Problemet e Maturës Shtetërore, Kushi njofton ndryshime
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi prezantojë ditën e sotme disa nga ndryshimet që do të bëhen për Maturën Shtetërore, vitin e ardhshëm akademik. Maturantët që do të kenë ankesa ndaj notës së marrë në provimet e Maturës Shtetërore mund të kërkojnë rivlerësim të testit. Ky është një nga propozimet në takimin e zhvilluar me Komitetin e Maturës Shtetërore, mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore. Një tjetër propozim ishte ai është që vitin e ardhshëm të pilotohet një testim elektronik i vëzhguar, për pranimin në programet universitare të studimit që janë shumë të kërkuara, siç është programi Mjekësi e Përgjithshme apo stomatologji.
Kjo, sipas ministres me qëllim nxitjen e meritokracisë. Gjithashtu, nga viti i ardhshëm do të nisë rankimimi i gjimnazeve sipas cilësisë përmes një sistemi për të vlerësuar së pari gjimnazet, më pas edhe shkollat 9-vjeçare.