Probleme me metabolizimin? Ja disa mënyra të shpejta për ta përmirësuar

Një metabolizëm i ngadaltë ose i ulët mund të ketë një impakt mjaft të madh mbi nivelin tuaj të energjisë, peshën dhe shëndetin e përgjithshëm. Duke qenë se jeta është e shpejtë dhe e gjejmë veten të zënë me punën, shoqërinë, fëmijët, zor se i dedikohemi vakteve të shëndetshme, pavarësisht sa i manifestojmë ato çdo ditë!

A ka një rrugë të mesme? Patjetër që po!

  1. Çaji jeshil

Çaji jeshil funksionon si një stimulus për rritjen e nivelit të metabolizmit falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve dhe vitaminës P.

– shtoni një lugë caj me caj jeshil në një filxhan me ujë të nxehtë.

– lereni të qëndrojë për 5 minuta mbasi ta keni mbuluar

– kullojeni

– pini 2 deri në 4 filxhan në ditë

 

  1. Vaj organik

Kjo është një teknikë e lashtë shumë efikase.

– vendosni një lugë vaji kokosi organic ose vaj susami

– bëni gargar me të duke e levizur në gojë përreth 20 minuta

– nxirreni jashtë, e më pas lani dhëmbët tuaj

– praktikojeni këtë teknikë cdo mengjes, me stomakun bosh.

Kujdes: nuk duhet ta konsumoni.

 

  1. Speci i kuq

Speci i kuq i njohur si një ndër erëzat më ekzotike e më të lashta, ka gjithashtu një impakt pozitiv në procesin e qelizave për të kthyer energjinë në nxehtësi. Konsumimi i tij rrit njëkohësisht temperaturën e trupit dhe metabolizmin.

Shtoni pluhur speci të kuq në ushqimet tuaja, si supërat, sallatat apo cdo lloj tjetër ushqimi.

mund edhe të merrni kapsula speci të kuq 2 herë në ditë .

 

  1. Uthulla e mollës

Ky preparat është një tjetër mënyrë për rregullimin e metabolizmit tuaj, duke djeguar kaloritë efektivisht. Ajo alkalizon organizmin tuaj duke ulur nivelin e aciditetit.

– përzjeni 1 deri në 2 lugë uthull molle në një filxhan me ujë.

– pijeni cdo mëngjes dhe para vakteve

– ndiqeni këtë rutinë cdo ditë

 

  1. Ujë i ngrohtë limoni

Nëqoftëse jeni duke u përpjekur të rrisni metabolizmin tuaj, konsumimi i ujit të ngrohtë të përzjer me limon është një ndër zgidhjet më eficiente. Gjithashtu ai do ju mbajë të hidratuar dhe do t’ju ndihmojë ti rezistoni ndjenjës së urisë.

– shtrydhni ½ e një limoni në një gotë me ujë të ngrohtë.

– hidhini 1 lugë caj me mjalt dhe ½ lugë caji me pluhur piperi të zi

– pijeni në mengjes me stomakun bosh

– përsëriteni këtë rutinë cdo ditë

 

  1. Ginger

Ky produkt ka cilësi termike që do të thotë se konsumimi I tij rrit temperaturën e trupit. Gjithashtu ai rrit ndjenjën e kënaqësisë ose të ngopjes duke ju bërë të hani më pak e të digjni kaloritë më shpejt.

– shtoni 1 lugë caji me rrënjë xhenxhefili të grirë në një gotë me ujë të nxehtë

– lereni të qëndrojë për 10-15 min mbasi ta keni mbuluar

– kullojeni

– konsumojeni 2-3 herë në ditë.

 

  1. Merrni vitamin D

Vitamina D përvecse ju ndihmon të rrisni metabolizmin gjithashtu ju ndihmon të humbni peshë. Mungesa e saj con në akumulimin e yndyrnave pikërisht në ato pjesë të trupit që ju i keni ‘pikë të dobët’. Kjo vitamin absorbon lëndë si kalciumi, magnezi, fosfati dhe zinku, të cilat janë esenciale për shëndetin tuaj.

– ekspozoni trupin tuaj në rrezet e mëngjesit për 10-15 minuta cdo ditë.

– konsumoni ushqime të pasura me vitamin D si, eshku, qumështi, vezë etj

– mund edhe ta merrni me kapsula (me rekomandimin e mjekut)

 

  1. Stërvituni cdo ditë

Ushtrimet janë një ndër mënyrat më efektive për një metabolizëm të rregullt.

– bëni 30 minuta ushtrime aerobike si push-ups, pull-ups, pompa, etj

– 2 herë në javë aplikoni ushtrime pak më të vështira

– bëni ushtrime aerobike si, ecja, vrapi, noti, ciklizmi përreth 30 minuta.