Princi i kurorës saudite takohet me Erdogan pas vitesh tensione

Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman mbërriti në Turqi për herë të parë prej vitesh të mërkurën për bisedime me presidentin Tajip Erdogan, duke shënuar një kthesë në marrëdhëniet e tyre.

Vizita kishte për qëllim normalizimin e plotë të lidhjeve midis Ankarasë dhe Riadit, të cilat u prishën pasi gazetari amerikan me prejardhje sudite, kritik i madh i princit sudit, Jamal Khashoggi, u vra në vitin 2018, në konsullatën e mbretërisë në Stamboll.

Erdogan në atë kohë fajësoi për vrasjen nivelet më të larta të qeverisë saudite, por Princi Mohammed mohon çdo përfshirje në vrasje.