Princesha “rebele”. Ja rregullat mbretërore që theu Diana

Princeshë Diana është e njohur jo vetëm për rolin në monarkinë e Britanisë, por për atë që zgjidhte të mos bënte si e tillë.

Rregullat e mbretërisë për Dianën nuk kanë janë parë kurrë si gjë e paluajtshme.

Madje, “princesha e zemrave”, këto rregulla i shkroi nga e para.

Ja disa prej gjërave që ajo i bëri jo në mënyrën e mbretërisë, por në të sajën.

 

  • Unazën e fejesës e ka zgjedhur nga vetë ajo

Një nga unazat më të njohura të fejesës në histori është ajo e Princeshës Diana, pasi u zgjodh nga vetë ajo.

Anëtarët e moshuar të familjes mbretërore nuk ishin aspak të kënaqur me zgjedhjen e Dianës.

Deri atëherë, bizhuteritë mbretërore bëheshin me porosi.

Dikush mund të thotë se ky ishte hapi i parë që Diana hodhi për t’u bërë “Princesha e Popullit”.

 

  • Lyerja e thonjve të saj, në ngjyrë të kuqe

Kodi i veshjes së familjes mbretërore është mjaft i rreptë dhe princesha Diana ka shkelur shumicën e rregullave të saj duke veshur të zeza si dhe fustane shumë të zbuluar.

Rregulli më i madh që ajo theu kishte të bënte me manikyrin e thonjve

Familja mbretërore kishte (dhe ka ende) rregulla strikte në lidhje me manikyrin e thonjve.

Ngjyrat e ndezura janë të ndaluara, nuancat nude dhe pastel janë opsionet e vetme.

Diana i injoroi plotësisht rregullat dhe shumë shpesh shfaqej me thonj të kuq.

“Unë nuk ndjek një libër rregullash,” tha ajo në intervistën për BBC .

 

  • Bisedat për jetën personale dhe problemet e shëndetit mendor me të cilat po përballej

Diana ka një intervistë për BBC, ku foli për jetën e saj personale dhe shëndetin mendor, duke thyer rregullat mbretërore të paqartësisë dhe doktrinën e të mos ankuarit kurrë.

Ajo foli me detaje për shumë çështje, që nga tradhtia e të shoqit, depresioni pas lindjes dhe beteja me buliminë dhe sesi kjo i shkatërroi vetëbesimin

 

  • Ajo i dërgoi fëmijët e saj në shkollën publike

Fëmijët e saj i dërgoi në shkollë publike

Princesha Diana bëri të pamundurën për të pasur një jetë sa më normale për dy djemtë e saj, princat Ëilliam dhe Harry.

Ndryshe nga zakoni i familjes mbretërore, ku fëmijët mësoheshin në shtëpi, Diana zgjodhi t’i dërgonte djemtë e saj në shkollën fillore Ëetherby, ku do të kishin mundësinë të shoqëroheshin me fëmijë nga të gjitha sferat e jetës.

Shembulli i saj u ndoq edhe në ditët e sotme, nga Ëilliam dhe Kate me fëmijët e tyre.