
Princ William dhe Kate Middleton në krizë?
Duket se janë ndezur sërish thashethemet se William dhe Kate Middleton po përjetojnë një krizë në çift. Shkak për këtë është bërë një tjetër grua e quajtur, Rose Hanbury.
Kjo e fundit nuk është një emër i panjohur për Princeshën e Wales-it. Rose është një mikeshë e vjetër e familjes mbretërore britanike dhe kjo nuk është hera e vetme që William dhe Rose përfliten për një lidhje.
Hera e parë që u fotografuan së bashku ishte në vitin 2019, në një festë. Kjo është arsyeja pse në atë kohë pretendohej se Princi ishte i pabesë ndaj gruas së tij. E gjithë kjo bëri bujë në pallat dhe Kate i kërkoi të shoqit ta largonte nga rrethi i tij i miqve.
Sipas mediave britanike, William dhe Hanbury kaluan së bashku edhe ditën e Shën Valentin-it. Nga ana tjetër Rose në 2009 u martua me Rocksavage, 23 vjet më i madh. Dasma e tyre ishte dy ditë pasi ajo njoftoi se ishte në pritje të binjakëve. Gjithçka ishte shumë e nxituar.
Pas dhjetë vitesh martesë dhe tre fëmijëve së bashku, Rose dhe David u divorcuan në vitin 2019, pikërisht kur filluan thashethemet për një lidhje me Princin William.