Princ Leka, një nga propozimet për president nga opozita

Deputetët mbështetës të Enkeled Alibeajt kanë propozuar 8 kandidatë për president, ku më i spikaturi është trashëgimtari i familjes mbretërore Leka Zogu.

Lista me kandidatët e Presidentit të ri të propozuar nga grupi i Partisë Demokratike nuk kishte asnjë grua, por 23 deputetët mbështetës të Alibeajt përgjatë 3 orëve mbledhje në selinë blu propozojnë për President diplomatë, ushtarakë, shkrimtarë, mjekë si dhe princin Leka.

Pasi raundi i parë për presidentin dështoi, demokratët me socialistët arritën dakordësinë që në raundin e dytë dhe të tretë do të jetë opozita e para që propozon kandidatët dhe më pas mazhoranca.

*Tibo news.