Princ Leka denoncon në polici ish-bashkëshorten Elia Zaharia dhe babain e saj

Princ Leka me ish bashkëshorten e tij Elia Zaharia, duket se nuk kanë aspak një raport ‘miqësor’ pas ndarjes së tyre. Mediat vendase kanë raportuar se Princi Leka ka bërë një kallëzim në polici ndaj Elias dhe babait të saj, pranë komisariatit nr.1 për ushtrim dhune. Sipas mediave vendase, ndër to Klan, mësohet se kallëzimi është bërë pasi Princ Leka pretendon se është dhunuar dhe kërcënuar nga ish-bashkëshortja e tij dhe babai i saj. Por mësohet gjithashtu se edhe Elia Zaharia ka bërë një kallëzim në polici kundër Princit Leka.  Të dy po hetohen për dhunë në familje, ndërsa kanë kërkuar urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit.

Sipas informacioneve paraprake, Princ Leka ka shkuar të takojë vajzën që ka me Elia Zaharian dhe aty ka ndodhur konflikti. Kujtojmë se në janar të këtij viti çifti kishte njoftuar se i kishin dhënë fund raportit mes tyre dhe se kishin kërkuar divorc.

Para divorcit pati zëra se Princi Leka e tradhtoi bashkëshorten Elia me shoqen e saj, një fotografe, me të cilën Princi kishte krijuar një lidhje. Megjithatë, asnjë prej ish partnerëve nuk e ka pranuar këtë gjë.