Princ Harry: Nuk kam akuzuar familjen për racizëm

Faqet e para të shtypit britanik ishin të mbushura këtë të hënë me deklaratën e dhënë nga Princ Harry në intervistën e tij për ITV.

“Unë nuk thashë që familja mbretërore është raciste” vulosi shtypin e shkruar me një foto të Princit i cili foli më shumë në intervistën promovuese të librit të tij të dielën mbrëma.

Harry mohoi të ketë akuzuar familjen e tij për racizëm në një intervistë të dhënë në muajin mars të vitit 2021.

Në atë kohë, një nga anëtarët e familjes së tij do të kishte shprehur shqetësimin se çfarë ngjyre lëkure kishin fëmijët princi me gruan Meghan Markle.

Sipas mediave ndërkombëtare kjo deklaratë e re e Princ Harryt mund të jetë një ofertë paqeje për familjen mbretërore.

I pyetur nëse është “në kontakt” me vëllain dhe babain e tij, 38-vjeçari është përgjigjur: “Aktualisht jo”.

Megjithatë, Harry vuri në dukje se ai “po pret me padurim” për t’u pajtuar me Princin e Uellsit, 40 vjeç dhe sovranin, 64 vjeç.

Ai dhe gruaja Meghan Markle shpresojnë për një “bisedë private” dhe “konstruktive” në të ardhmen.

Ish-piloti ushtarak, i cili ka jetuar në Kaliforni me Markle dhe dy fëmijët e tyre që nga viti 2020, vazhdoi të fajësonte shtypin britanik për tensionet e tyre familjare.

*TiboNews