Princ Harry: Kam vrarë 25 ushtarë talebanë

Libri “Spare” i Princ Harryt mesa duket do të jetë i mbushur me rrëfime tronditëse, kjo pasi sipas mediave ndërkombëtare.

 “The Telegraph” shkruan se Harry ka zbuluar se ka vrarë 25 luftëtarë talebanë gjatë shërbimit ushtarak dhe misioneve të tij në Afganistan.

Duka i Sussex thotë se ai shkoi në 6 misione në Afganistan, që rezultuan edhe me viktima.

 Ai shton se nuk ndihet krenar për këto zhvillime, por as i turpëruar për shërbimin që ai ka bërë.

Në librin e tij, Harry shkruan se gjatë misioneve ai nuk i mendonte talebanët si “jetë njerëzish”, por si gurë shahu që eleminoheshin nga loja.

Kjo është hera e parë që Princi Harry, 38 vjeç, ka diskutuar për numrin e luftëtarëve talebanë që vrau gjatë shërbimit të tij ushtarak dhe ka të ngjarë të rrisë shqetësimin për sigurinë e tij personale.

Princi është konsideruar prej kohësh si një objektiv terrorist jo vetëm për shkak të statusit të tij mbretëror, por edhe për shkak të dy misioneve të tij në Afganistan, të cilat e kanë bërë atë një objektiv të grupeve terroriste islamike.

*TiboNews