Princ Harry arrin shitje rekord me librin e tij

Princ Harry ka vendosur një rekord me librin e tij të kujtimeve “Spare” pasi versioni në gjuhën angleze shiti më shumë se 1.4 milionë kopje në ditën e parë të publikimit.

Kjo shifër përfshinte të gjitha format e librit në letër, audiobook si dhe në formën elektronike në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Penguin Random House, shtëpia botuese e autobiografisë së Princ Harryt ka deklaruar se shitjet e “Spare” në vetëm një ditë ishin shitjet më të larta që shtëpia botuese ka arritur me një libër i cili nuk është një histori e trilluar.

Libri me kujtime prej 410 faqesh nga Prince Harry doli në shitje zyrtarisht këtë të martë me disa dyqane të cilat qëndruan hapur në mesnatë për shkak të kërkesës së lartë.

Në Spanjë libri doli në shitje më herët dhe kjo gjë solli një vorbull titujsh nga mediat ndërkombëtare që paraprinë disa nga rrëfimet më tronditëse të librit.

Libri “Spare” është publikuar në 16 gjuhë në mbarë botën dhe tani më ai po ribotohet në SHBA për shkak të kërkesës së lartë.

Në autobiografinë e Princ Harryt gjenden detaje të rëndësishme nga jeta e tij, ku mes tyre eksperiencat e tij me droga të ndryshme, periudha e humbjes së mamasë së tij si dhe raportet me familjen mbretërore.

*TiboNews.