Primaret, PD zgjedh kandidatët për zgjedhjet e 14 majit

PD sot zhvillon primaret, për të vendosur për kandidatët që do garojnë përballë kandidatëve të PS në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Gara po zhvillohet në 56 bashki nga 61 që janë gjithsej.

Mësohet se vetëm 7 prej bashkive kanë vetëm nga një kandidat për primaret.

Votimi ka filluar në orën 08:00 në shumicën e qendrave.

Në Lezhë procesi është vonuar nga mungesa e listës së simpatizantëve të primarëve.

Beteja më e fortë politike,  konsiderohet në kryeqytet, Tiranë mes 7 kandidatësh, mes tyre Belind Kellici, Ilir Alimehmeti, Gert Bogdanit dhe Julian Deda.

Kandidati i PD-së për primaret në Tiranë, Belind Këlliçi ka deklaruar se ky proces demokratizon më shumë Partinë Demokratike.

*Tibo News