
Primaret në PD, Belind Këlliçi e Ilir Alimehmeti në balotazh për Tiranën
Pas numërimit të votave në të gjitha njesitë e Tiranës, rezulton që edhe kryeqyteti shkon në balotazh, sa i përket Primareve në Partinë Demokratike.
Belind Këlliçi e Ilir Alimehmeti janë dy kandidatët që do të shkojnë në balotazh.
Këlliçi ka arritur të marrë 4040 vota, ndërsa Alimehmeti 2196 vota. I treti më i votuar është Gert Bogdani i cili ka 1819 vota.
*Tibo News