Prezantohet makina e parë shqiptare

Makina e parë shqiptare u shfaq në një ngjarje ekskluzive të mbajtur në ekspozitën TREDITECH, me seli në Torino, Itali.

Supervetura e re Illyrian Pure Sport ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.

Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro – në bazë të specifikave.

Kjo makinë pritet të jetë një rivale e fortë të Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast.