Prezantohet “Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe”

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, është nisma më e re e qeverisë shqiptare. Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka prezantuar nismën, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Arsimit.

Qëllimi sipas ministres do të jetë mbrojtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe brez pas brezi.

Konkursi do të zhvillohet mes klasave të nënta nga të gjitha shkollat e vendit, me dy faza, e para në nivel zyrash arsimore, dhe e dyta në nivel kombëtar.

Ndërsa faza e dytë do të transmetohet në televizionin publik në 13 episode dhe 1 finale të madhe.

Videoja e prezantimit të konkursit është publikuar edhe nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Tibo News