AlbanianEnglish

Prezantohet iPhone 14, sa do jetë çmimi?

Apple ka zbuluar iPhone 14 me disa risi, si lidhjet satelitore emergjente dhe teknologji të avancuar për të lokalizuar zonat ku kanë ndodhur aksidente automobilistike.

Kompania zbuloi katër versione të celularit të ri në selinë e saj në Cupertino. Gjithashtu u prezantuan pajisjet e reja sportive si Ora Ultra dhe Airpod.

Kompania nxjerr iPhone 14 në dy madhësi, iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus.

Celularët e rinj janë në gjendje të dërgojnë thirrje urgjente për ndihmë nëpërmjet satelitit. Mund të duhen nga 15 sekonda deri në disa minuta për të dërguar një mesazh emergjent.

Kjo do të ndihmojë personat që udhëtojnë apo që gjenden në zona të vështira për t’u arritur.

Gjigandi i teknologjisë tregon se kamera e telefonit të ri 14 është 12 megapiksel, i aftë për të shkrepur foto të subjekteve që lëvizin shpejt, gjithashtu ka përmirësim prej 49% në kapjen e fotove me ndriçim të ulët.

Kamera e përparme përfshin fokusimin automatik për herë të parë, për selfie më cilësore.

Sipas Apple, përdoruesit e iPhone kanë bërë më shumë se tre trilion foto në 12 muajt e fundit.

iPhone 14 ka një çmim prej 799 dollarësh në SHBA dhe 849 paund në Britani.

Ndryshimi më i madh në dizajnin e iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max është pjesa e sipërme e ekranit. Ndryshimi tjetër i madh është se celulari mund të mbetet gjithmonë i ndezur.

Kur telefoni nuk është në përdorim, ekrani zbehet dhe shpejtësia ulet.

Celulari vjen në ngjyrë vjollce së bashku me të zezën, argjendin dhe ngjyrë ari.

iPhone 14 Pro kushton 999 dollarë në SHBA dhe 1099 paund në Britani.

Celularët e rinj do dalin në treg duke filluar nga 9 shtatori, për iPhone 14 Plus duke filluar nga 7 tetori.

*Tibo News. 

You don't have permission to register