Pretesta anti-G7 në Gjermani

Rreth 3,500 protestues u mblodhën në Mynih ndërsa grupi G7-ës përgatitej të mbante mbledhjen e tyre vjetore në Alpet bavareze në Gjermani.

Pesëmbëdhjetë grupe kritike ndaj globalizimit morën pjesë në demonstrata.

Kërkesat e tyre të ndryshme përfshijnë heqjen graduale të lëndëve djegëse fosile, ruajtjen e biodiversitetit, drejtësinë sociale dhe përpjekje më të mëdha për të luftuar urinë.

Sipas protestuesve, liderët duhet të bëjnë lëvizje konkrete për të luftuar krizat e shumta aktuale në botë.