Presidenti Zelensky vjen sot në Tiranë për Samitin e Ukrainës

Presidenti i Ukrainës vjen sonte për herë të parë në Shqipëri. Ai vjen në kuadër të Samitit të 28 Shkurtit që do të mbahet në Tiranë. Për shkak të vizitës së Zelensky-t, Tirana do të jetë nën masa të forta sigurie, ndërkohë që disa akse do të jenë të bllokuara në intervale të ndryshme kohore.

Mësohet se rreth 1600 forca policie do të jenë të angazhuara, forcat RENEA, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shërbimi i Antiterrorit. Gjithashtu 400 punonjës të Gardës së Republikës do të jenë në gatishmëri, si dhe grupet anti-eksploziv.

Zelensky do të zhvillojë disa takime dypalëshe, duke përfshirë kryeministrin Rama, presidentin Begaj dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Punimet e samitit pritet të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku do mbahet ceremonia e mirëseardhjes.  Në fund pritet të mbahet edhe një konferencë për shtyp.

Më 29 Shkurt do zhvillohet po në Tiranë, samiti i Ballkanit Perëndimor, ku do marrin pjesë liderët e 6 vendeve të rajonit. Në fokus të këtij takimi do jetë plani i rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rruga drejt integrimit evropian, ndërsa e pranishme pritet të jetë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Zelensky vjen nesër në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen për çështje sigurie