Presidenti Zelensky përfshihet ne aksident

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dalë “pa lëndime serioze” nga një përplasje me makinë në Kiev të mërkurën.

Sipas një deklarate nga sekretari i shtypit i presidentit, “një makinë u përplas me makinën e Presidentit të Ukrainës dhe automjetet e shoqërimit”.

Mjekët që shoqëronin Zelensky i dhanë ndihmë urgjente shoferit të makinës dhe e transferuan atë në një ambulancë.

“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, nuk u gjetën lëndime serioze”, shtohet në deklaratë.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Më herët të mërkurën, Zelensky vizitoi Iziumin e sapoçliruar në rajonin verilindor të Kharkiv, pesë ditë pasi forcat e vendit rimorën qytetin.

Fotografitë në faqen në Facebook të një njësie të ushtrisë treguan Zelensky në një ceremoni në sheshin kryesor për të ngritur flamurin ukrainas mbi ndërtesën administrative të qytetit. E pranishme ishte edhe zv.ministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar.

“Më parë, kur ngrinim sytë lart, gjithmonë kërkonim qiellin blu. Sot, kur shikojmë lart, ne kërkojmë vetëm një gjë, flamurin e Ukrainës”, tha Zelensky në një postim në kanalin presidencial Telegram.

“Flamuri ynë blu-verdhë tashmë po valëvitet në Iziumin e çliruar. Dhe kështu do të jetë në çdo qytet dhe fshat të Ukrainës. Ne po ecim vetëm në një drejtim përpara dhe drejt fitores.”

 

*TiboNews