
Presidenti ukrainas kërkon referendum për hyrjen në NATO të Ukrainës
Një zyrtar i lartë amerikan i cili ka refuzuar të citohet me emër, ka deklaruar se Moska ka shtuar më shumë se 7000 trupa ushtarakë në kufi me Ukrainën dhe ka hedhur akuza se Rusia ka gënjyer.
Ai thotë se ka prova që Rusia nuk është tërhequr por po mobilizohet për luftë. Të gjitha palët po ndjekin strategji delikate, duke u përpjekur të duken më të vendosur e jo fleksibël.
Diskutimet diplomatike po zhvillohen nga udhëheqës dhe zyrtarë evropianë, rusë e ukrainas nëse Ukraina mund ta zgjidhë kërcënimin duke braktisur ambiciet e saj për t’u bashkuar me NATO-n.
Një zyrtar i lartë ukrainas tha se presidenti i vendit Volodymyr Zelensky, po konsideronte mbajtjen e një referendumi që mund ta pengonte vendin e tij të bashkohej me aleancën, duke përmbushur kërkesën kryesore ruse.