Presidenti, raundi i parë digjet pa një emër

U zhvillua më 13 maj raundi i dytë i negociatave mes maxhorancës dhe asaj pjese të opozitës që ka pranuar të bëhet pjesë e procesit në lidhje me emrin e Presidentit të Republikës. Sipas vendimit të Konferencës së Kryetarëve, Parlamenti do të euzaurojë ditën e hënë, datë 15 maj raundin e parë të votimit për zgjedhjen e kreut të shtetit. Kjo do të jetë tentativa e parë, por siç u konfirmua edhe sot nga të gjitha palët, duket se raundi i parë do të ezaurohet pa një emër duke bërë që zgjedhja të lihet për katër raundet e tjëra. Kjo, pasi socialistët kanë konfirmuar se nuk do të dalin me një emër të tyrin në raundin e parë për t’i dhënë mundësinë edhe opozitës të jetë pjesë e procesit.

Nga ana tjetër, pavarësisht mungesës së madhe të besimit mes palëve, Grupi Parlamentar i PD-së, përfshi edhe aleatët kanë pranuar që të bëhen pjesë e procesit duke dhënë edhe paralajmërime të forta ndaj socialistëve që të mos i përdorin ata vetëm për të legjitimuar procesin dhe më pas ta zgjedhin vetë Presidentin me votat e tyre.