
Presidenti Meta kthen në Kuvend marrëveshjen për Parkun e Butrintit
Presidenti Ilir Meta riktheu për rishqyrtim në Kuvend marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit. Meta u shpreh se kjo marrëveshje cënon Kushtetutën dhe parimet kushtetuese të shtetit dhe të së drejtës.
Kreu i Shtetit shprehet se procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje.