Presidenti i ri Begaj takohet me paraardhësit e tij, por jo me Berishën

Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me tre paraardhës të tij.

Presidenti i ri po këshillohet nga paraardhësit para se të marrë zyrtarisht detyrën e kreut të shtetit.

Begaj duket se ka  zgjedhur të ketë si model në detyrën e tij të re, tre ish-presidentët  Rexhep Mejdani, Bamir Topi dhe Alfred Moisu, i cili  pak ditë më parë i dhuroi edhe librin e tij me kujtime mes “Nanos dhe  Berishës”, ndërsa ka munguar një takim i tillë me ish-Presidentin Sali Berisha.

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, e merr zyrtarisht detyren e kreut të shtetit në 24 korrik duke pasuar në këtë post Ilir Metën.

*Tibo News.