Presidenti i ri, Bajram Begaj takim me paraardhësit

Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj u takua këtë të enjte me tre ish-Presidentët e Republikës. takimi me Alfred Moisiun, Bamir Topin dhe Rexhep Meidanin u zhvillua në Pallatin e Brigadave.Takimi zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

Mendohet se Begaj ka marrë këshilla nga paraardhësit e tij për drejtimin e shtetit. Bajram Begaj është zgjedhur si presidenti i nëntë i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim më 4 qershor.Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.