
“Presidenti i kaosit”
Zëvendëspresidenti i Kenias, William Ruto ka fituar zgjedhjet presidenciale të vendit.
Këtë njoftoi Komisioni Zgjedhor por mes skenave kaotike, me përleshje që shpërthyen mes komisionerëve dhe zyrtarëve të tjerë nga Komisioni të cilët mohuan rezultatet.
Në një konferencë për mediat, nënkryetarja e komisionit zgjedhor Juliana Cherera, tha se bashkë me tre komisionerët e tjerë nuk mundën të zyrtarizojnë rezultatin, për shkak të situatës që ka shoqëruar shpalljen e rezultatit.
Por pak minuta më vonë, ishte kreu i komisionit zgjedhor i cili doli në podium duke shpallur rezultatin që njeh William Ruto si president i Kenias
Ndërkaq, diplomatë dhe vëzhgues ndërkombëtarë u nxorrën nga salla për shkak të situatës kaotike, të shkaktuar kryesisht nga mbështetësit e kundërshtares kryesore të Rutos, Raila Odinga.
Sipas vlerësimit të kreut të Komisionit Zgjedhor, Ruto ka kaluar pragun e 50% të nevojshëm për të fituar presidencën. Ky i fundit i cilësoi komisionerët si heronj e duke thënë se nuk ka kthim prapa, por të shihet nga e ardhmja.
Por mënyra në të cilën u shpall rezultati do të shtojë frikën se e kaluara mund të përsëritet.
Kenia ka një histori dhune paszgjedhore.
Më shumë se 1200 njerëz ndërruan jetë pas një votimi në vitin 2007, që u shoqërua me përleshje, ndërsa 100 u vranë pas zgjedhjeve një dekadë më vonë.
*Tibo News.