AlbanianEnglish

Presidenti i Gjermanisë viziton Tiranën

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Tirana është stacioni i dytë i udhëtimit të Steinmeier në Ballkan, ku ai vizitoi edhe Maqedoninë e Veriut. Ashtu si edhe një ditë më parë në Shkup, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier edhe në Tiranë do të kërkojë, që Shqipëria të ndjekë me vendosmëri rrugën për në Bashkimin Europian duke zbatuar reformat e nevojshme për këtë proces.

Kjo ka të bëjë me ekonominë e po ashtu edhe me drejtësinë dhe administratën. Lufta kundër korrupsionit është gjithashtu një temë e rëndësishme. Shqipëria ashtu si edhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor prej gati dy dekadash pret pranimin në BE. Kjo pritje e gjatë ka bërë që ndërkohë në politikë si edhe në radhët e popullsisë të përhapet zhgënjmi ndaj BE-së.

Në raportin e progesit në teteor Komisioni Europian konstatoi për Shqipërinë një „nivel të mesëm” të stadit të përgaitjeve në fushat e rëndësishme si drejtësia, administrata publike dhe aftësia konkurruese e ekonomisë.

You don't have permission to register