Presidenti Biden mesazh shqiptarëve

Presidenti amerikan, Joe Biden ka dhënë një mesazh me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë një aktiviteti të mbajtur në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përcjellë video mesazhin e Biden, ku ai ka theksuar se SHBA-të do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë në të ardhmen, për të luftuar korrupsionin dhe në rrugën drejt BE-së.

Presidenti theksoi se “Kur Shtetet e Bashkuara mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, u krijua një miqësi e përhershme midis popujve tanë, një dashuri e përhershme për lirinë dhe vlerat e demokracisë, të cilat nuk u thyen kurrë kur populli i Shqipërisë ishte nën diktaturë.

Sot, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë aleate në NATO, partnere që punojnë së bashku për mbrojtjen e lirisë demorkacisë në Evropë dhe në botë”.