Presidenti Biden gëzon mbështetje të madhe jashtë vendit

Të dhënat e fundit të Qendrës Kërkimore “Pew” tregojnë se Presideni Joe Biden gëzon besim të lartë dhe shihet si një udhëheqës i fortë në shumicën e vendeve ku u krye sondazhi, ndërsa besimi te Presidenti Putin ka shënuar rënie të fortë pas sulmit të paprovokuar ndaj Ukrainës vitin e kaluar.

Një studim nga Qendra Kërkimore “Pew” tregoi se mesatarisht 58% e të rriturve në 18 vende thonë se kanë besim se Biden do të marrë vendimet e duhura lidhur me çështjet botërore.