Presidenti Biden: Ende i vlefshëm plani për tavan çmimi për naftën ruse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se tavanet e çmimit për naftën ruse, të propozuara nga vendet e G7-ës, po vazhdojnë të shqyrtohen.

Ai shtoi se bisedoi me Sekretaren e Thesarit, për këtë çështje. Administrata e Presidentit Biden e percepton kufizimin e çmimeve si një mënyrë për t’i ulur Rusisë të ardhurat nga nafta, që është një burim kryesor financimi i luftës që ajo po bën në Ukrainë, por ndërkohë dëshiron të ruajë vazhdimësinë e furnizimit dhe të shmangë rritjen e mëtejshme të çmimeve.