Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, kush janë ministrat e rinj?

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga kryeministri i vendit Edi Rama. Begaj ka dekretuar emërimin e Blendi Gonxhja në krye të ministrisë së re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Po ndryshimet e tjera?

Ervin Mete shkarkohet nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe emërohet në detyrën e Ministrit të Financave.

Gjithashtu është dekretuar shkarkimi i Elva Margaritit nga detyra e Ministres së Kulturës.

Rama i cilësoi propozimet si nevojë strategjike e kësaj faze të re të zhvillimit, ku tha se ka vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kryeministri Rama vendosi që t’i shtojë kabinetit qeveritar gjithashtu një tjetër ministri.

Bëhet fjalë për krijimin e ministrisë së Shtetit për Administratës Publike dhe Antikorrupsionin me në krye Adea Pirdenin e cila aktualisht mban postin e zëvendës ministres së Drejtësisë dhe ka qenë zv. kryenegociatore me Bashkimin Evropian. Edhe për këtë është në pritje të dekretit të Begajt.