
Presidenti Begaj dekoron Rita Orën me titullin ‘Naim Frashëri’
Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekoroi me Titullin “Naim Frashëri” artisten e mirënjohur Rita Ora me motivacionin; “Në vlerësim të kontributit të dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit.
Me mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale”.
Të martën në orën 20:00 të mbrëmjes këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë në sheshin ‘Skënderbej’. Të gjithë do të kenë mundësi të shijojnë përformacën, pasi koncerti do të jetë falas për të gjithë qytetarët.